Panasonic TX32AS500E Provozní pokyny Strana 3

  • Stažení
  • Přidat do mých příruček
  • Tisk
  • Strana
    / 20
  • Tabulka s obsahem
  • KNIHY
  • Hodnocené. / 5. Na základě hodnocení zákazníků
Zobrazit stránku 2
Shqip 3
Njoftim
i rëndësishëm
Njoftim për funksionet DVB / Transmetim
i të dhënave / IPTV
Ky televizor është projektuar për të përmbushur
standardet (e përditësuara në gusht 2013) të
shërbimeve dixhitale tokësore DVB-T (MPEG2 dhe
MPEG4- AVC(H.264)) dhe të shërbimeve dixhitale
kabllore DVB-C (MPEG2 dhe MPEG4-AVC(H.264)).
Konsultohuni me shitësin lokal për disponueshmërinë
e shërbimeve DVB-T në zonën tuaj.
Konsultohuni me ofruesin e shërbimit kabllor për
disponueshmërinë e shërbimeve DVB-C me këtë TV.
Ky televizor mund të mos punojë si duhet me sinjal që
nuk përmbush standardet e shërbimeve DVB-T ose
DVB-C.
Jo të gjitha funksionet mund të jenë të disponueshme;
kjo në varësi nga shteti, zona, transmetuesi, ofruesi
i shërbimit dhe mjedisi i rrjetit.
Jo të gjitha modulet CI (ndërfaqe e zakonshme)
funksionojnë si duhet me këtë TV. Konsultohuni me
ofruesin e shërbimit për disponueshmërinë e modulit
CI.
Ky televizor mund të mos punojë si duhet me modul CI
që nuk mbështetet nga ofruesi i shërbimit.
Në varësi nga ofruesi i shërbimit mund të aplikohen
tarifa shtesë.
Përputhshmëria me shërbimet e së ardhmes nuk
është e garantuar.
Kontrolloni në faqen e mëposhtme të internetit
për informacionin më të fundit për shërbimet në
dispozicion. (Vetëm në gjuhën angleze)
http://panasonic.net/viera/support
Panasonic nuk garanton funksionimin dhe performancën
e pajisjeve periferike të prodhuara nga prodhues të
tjerë; dhe ne refuzojmë çdo përgjegjësi ose dëm që
vjen si rezultat i funksionimit dhe/ose performancës nga
përdorimi i këtyre pajisjeve periferike të prodhuesve të
tjerë.
Ky produkt është licencuar sipas licencës së portofolit
të patentës AVC për përdorim personal dhe jo komercial
të një klienti, (i) për të koduar video në përputhje
me standardin AVC (“Video AVC”) dhe/ose (ii) për të
dekoduar video AVC që është koduar nga një klient
i përfshirë në një aktivitet personal dhe jo komercial dhe/
ose video që është marrë nga një furnizues videosh,
i licencuar për të ofruar video AVC. Asnjë licencë nuk
jepet dhe as nuk nënkuptohet për ndonjë përdorim tjetër.
Më shumë informacione mund të merrni nga MPEG LA,
LLC.
Vizitoni faqen e internetit http://www.mpegla.com.
Rovi Corporation dhe/ose lialet e tij dhe lialet e lidhura
në asnjë mënyrë nuk janë përgjegjëse për saktësinë ose
disponueshmërinë e informacionit të programeve ose të
dhënat e tjera në sistemin GUIDE Plus+/Rovi Guide dhe
nuk garantojnë disponueshmërinë e shërbimit në zonën
tuaj. Në asnjë rast Rovi Corporation dhe/ose lialet e tij
të lidhura nuk janë përgjegjëse për ndonjë dëm lidhur
me saktësinë ose disponueshmërinë e informacionit të
programeve ose të dhënat e tjera në sistemin GUIDE
Plus+/Rovi Guide.
Transportojeni vetëm në pozicion vertikal.
Zobrazit stránku 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 19 20

Komentáře k této Příručce

Žádné komentáře